Devoll, homazhe për Dritëro Agollin

Ndarja nga jeta e shkrimtarit Dritëro Agolli, është pritur me dëshpërim edhe në vendlindjen e tij Devoll. Në homazhet e zhvilluara në Bashkinë e Devollit, kanë qenë të shumtë qytetarët, por edhe autoritetet lokale që kanë marrë pjesë për ti dhënë lamtumirën e fundit poetit, “Nderi i Kombit”. Libri i përshtypjeve i hapur me këtë rast u mbush me rreshta të shkruara nga gjithsecili, me kujtime e mbresa nga momentet kur janë takuar me Dritëroin, apo edhe vlerësime të shumta. Agolli u largua nga kjo jetë, por la pas veprën e tij, për të cilën Devolli e devollinjtë do të krenohen gjithmonë, shkruajnë ndër të tjera miqtë e shkrimtarit të madh.