Horoskopi, e hënë 6 shkurt 2017

Horoskopi-2-1Dashi

Marrëdhënia me partnerin tuaj do jetë e mirë gjatë kësaj dite të hënë 6 shkurt 2017 edhe pse të shumtë do të jenë personat që do të ndërhyjnë në jetën tuaj. Vazhdoni te tregoheni tolerante dhe t’i kushtoni me teper vemendje atij qe keni ne krah. Beqaret me shume gjasa do kene takimin qe kane pritur prej kohesh. Situata financiare do jete me e konsoliduar se disa dite me pare. Me ne fund.

Demi

Klima n çift do jete me e ngrohte gjate kesaj dite dhe bashkepunimi do vazhdoje. Nuk do iu tundojne aspak propozimet qe do iu behen sepse dashuria per partnerin eshte shume e madhe. Beqaret do benin mire te qendronin edhe sot vetem. Nuk eshte koha per te filluar lidhje. Ne planin financiar situata do jete me e qendrueshme se me pare. Do shpenzoni me qetesisht.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete e animuar gjate kesaj dite. Pasioni do e pushtoje gjithe kohes lidhjen qe keni krijuar dhe do ndiheni me se miri. Nga ana tjeter, nese jeni ende vetem do beni gjithcka per ta gjetur personin ideal. Do e keni paksa te veshtire ne fakt, por gjithsesi mire eshte te kerkoni. Financat edhe pse me pak veshtiresi do t’i stabilizoni. Me shpenzimet vazhdoni te ruani maturine.

Gaforrja

Ne pergjithesi jete juaj sentimentale do shkoje me se miri. Mos hezitoni te flisni edhe per disa tema delikate te cilat me pare nuk keni guxuar t’i diskutoni. Beqaret do bejne sakrifica te medha per te gjetur personin e duhur po me kot. Nuk do ndryshoni as sot status. Situata financiare do jete me e mire sesa ju e mendonit. Mund te kryeni investimet e menduara prej disa kohesh.

Luani

Ata qe jane ne nje lidhje do ndihen me te qete dhe do i marrin gjerat me seriozisht. Mund te mendoni edhe per ndonje fejese. Jeta e beqareve do jete shume e qete. As sot nuk priten takime te vecanta keshtu qe kaloni me shume kohe me miqte dhe me familjaret nese nuk doni te merziteni. Nese nuk doni te keni probleme financiare beni kujdes me shpenzimet e tepruara.

Virgjeresha

Jeta ne çift do jete e bukur dhe mjaft emocionuese gjate kesaj dite. Do kaloni momente te paharruara me personin qe keni ne krah dhe do deshironi qe entuziazmi te mos mbaronte. Beqaret do “cmenden” pas dikujt qe do takojne rastesisht. Kujdes, mos e jepni veten menjehere para tij. Situata financiare do filloje te stabilizohet. Do i kaloni nje nga nje problemet qe iu kishin dale.

Peshorja

Ata qe jane ne nje lidhje mund te kene disa debate. Mundohuni te mos bertisni dhe mos merrni vendime te nxituara. Me Venusin ne jeten e tyre, beqaret do kene mundesi te mire per te pasur takime interesante. Joshni pa frike, por mos e teproni. Financat do jene me te mira. Jo vetem qe do kryeni transaksione te rendesishme, por do hiqni dhe goxha lek menjane.

Akrepi

Fale ndikimit mjaft pozitiv te Venusit, jeta juaj ne çift do jete e privilegjuar. Do kuptoheni mjaft mire me ate qe keni ne krah dhe do e vazhdoni bashkepunimin. Nese jeni beqare do jeni me te rezervuar dhe do e keni te veshtire t’i pranoni ftesat qe do iu behen. Per sa iu perket financave, ka shume gjasa qe ato te stabilizohen. Megjithate do benit mire te vazhdonit te tregoheshit te matur me shpenzimet.

Shigjetari

Dite plot diell kjo e sotmja per jeten tuaj ne çift. Do kaloni momente romantike dhe mjaft pasiononte me partnerin tuaj. Luani me aftesine tuaj joshese. Pritet qe edhe beqaret te perjetojne emocione te forta sot. Ka mundesi ta gjeni me ne fund ate qe keni kerkuar. Ne planin financiar, fati do iu buzeqeshe. Kujdes, kjo nuk do te thote qe ju te shpenzoni pa limit.

Bricjapi

Do jeni shume te zene sot duke u mare me problemet familjare dhe nuk do gjeni kohen e duhur per t’ia kushtuar partnerit. Shpjegojani atij si eshte situata ne menyre qe te mos merzitet. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe joshes. Nese do deshirojne mundesite per takime do jene mbreselenese. Ne planin financiar reflektoni para se te beni cfaredo lloj investimi.

Ujori

Nese doni qe gjerat te shkojne mire me ate qe keni ne krah respektojeni edhe mendimin e tjetrit, mos beni cdo gje sipas mendjes suaj. Saturni nga ana tjeter do i keshilloje beqaret te tregohenme te matur me takimet qe do kryejne. Mos e shprehni menjehere pelqimin qe do keni per dike. Dite delikate financiarisht. Mos u tregoni te paduruar dhe mos shpenzoni kuturu.

Peshqit

Tregohuni me te sinqerte me ate qe keni ne krah dhe do e shihni qe gjithcka do shkoje me se miri ne çift. Mos harroni ne asnje moment te shprehni edhe emocionet. Beqaret nuk duhet te bejne gjera te gabuara vetem e vetem per te bere per vete dike. Cdo gje e ka nje kufi. Ne planin financiar do e dini mire cfare hapash te hidhni ne menyre qe situata mos kete tronditje.