Nis prishja e murit në Mitrovicë

Ka filluar rrënimi i murit në Mitrovicën e Veriut, kjo pas marrëveshjes së nënshkruar të shtunën në mes Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, si dhe pas votimit të marrëveshjes në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së veriut. Gjendja deri në këto momente është e qetë. Atje shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, si dhe një numër i madh i mediave. Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë.