Protesta kundër urdhërit të Trampit për ndalimin e emigrantëve

Nga Londra në New York duke kaluar nga Berlini në Paris, mijëra persona kanë protestuar kundër urdhërit ekzekutiv të presidentit të ri amerikan  Donald Trump në dëm të emigrantëve. Protesta më e madhe u zhvillua në Londër në të cilën morën pjesë mbi 10 000 persona. Protestuestit u mblodhën përpara ambasadës amërikane pas thirrjes së drejtuar nga shumë organizata antiraciste, organizata që promovojnë paqen dhe kundërshtojnë masat shtrënguese të admistratës Trump. Ata mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej “Jo racizmit”, “Jo Trumpit “. Përveç urdhërit ekzekutiv që ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve të 7 vendeve myslimane, zbatimi i të cilit u bllokua nga një gjykatës federal, organizatorët e protestës denoncuan edhe “një marrwveshje të fshehtë” mes kryeministres konservatore Theresa May dhe miliarderit, të cilin e ka ftuar për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe në vitin 2017. Edhe në Berlin e Paris, qindra persona protestuan kundër këtij urdhëri ekzekutiv. Në kryeqytetin gjerman, protestuesit u mblodhën para ambasadës amerikane. Mijëra qytetarë amerikanë kanë marrë pjesë në protesta anti-Trump të zhvilluara në qytete të ndryshme, Washington, Florida apo New York, ku ato janë bërë pothuajse të përditshme. Protestues të shumtë u mblodhën të shtunën në West Palm Beach (Florida) fare pranë rezidencës së Mar-a-Lago, ku ishte zhvendosur presidenti Trump për të kaluar fundjavën me familjen e tij.