Shqiptarja shkakton skandal në TV gjerman (Foto/Video)

Shqiptarja shkakton skandal në TV gjerman (Foto/Video)

 

Besa Ademi, shqiptarja që jeton në Gjermani është nxjerr nga roja e sigurimit nga studioja e një emisioni për zbulimin e talenteve.

21-vjeçarja që jeton në Dortmund bëri një performancë të dobët, por pavarësisht kësaj ajo ishte e bindur se këndoi mirë.

Edhe pse anëtarët e jurisë i kërkuan që të largohej, Ademi këmbëngulte duke kërkuar shpjegime.

Në fakt, siç raporton “Bild”, Besa u zëmërua për gjuhën e përdorur nga një prej anëtarëve të jurisë. “Mund të isha vajza juaj, pse me flet me këtë gjuhë?”